Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Arben Anamali shpallet Dëshmor i Atdheut, Rama: I paharruar!

Aktualitet

Publikuar: 10/07/2025

Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Arben Anamali shpallet Dëshmor i Atdheut, Rama: I paharruar!

Arben Anamali, 51-vjeçari që humbi jetën për të shpëtuar disa turistë në Liqenin e Shkodrës është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ai sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve.

U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni”, ka shkruar Rama.