Tragjike në Mat, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit

Kronike

Publikuar: 09/07/2025

Tragjike në Mat, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Lajmi u konfirmua nga Policia e Shtetit, pasi babai i të riut, shtetasi R. D., paraqiti një kallëzim në Komisariatin e Policisë Mat, duke raportuar mungesën e djalit të tij, gjithashtu me inicialet R. D.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit, ndërkohë që dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të dokumentuar çdo aspekt ligjor të saj.