Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur 

Botë

Publikuar: 06/07/2025

Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur 

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën e 5 korrikut në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe u përfshi nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane. Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.