Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.