Sensacion / Gaz Bardhi mesazh për Maldrita Bardhon dhe Zeqine Çaushaj, si ia futi farmacisjta e Kristalit yllit të Roskovecit, dramë me përmbysje në Myzeqe

Kryesore

Publikuar: 03/07/2025

Sensacion / Gaz Bardhi mesazh për Maldrita Bardhon dhe Zeqine Çaushaj, si ia futi farmacisjta e Kristalit yllit të  Roskovecit, dramë me përmbysje në Myzeqe

Faleminderit znj. Bardha, për altruizmin tënd epik dhe politik. Faleminderit që mandatin na e grabite, më pas e humbe, e rifitove, në fund, Partisë ia dhurove!

O Zeqineeee, si të ka vllai ty o dritë? Mirë ee? Të lodhi pak humbja eee, pas 42 ditëve fitore, më raftë pika që ta futën në fund! Po pse e ke vllain ti, kot eee. Ja ta nxorën prapë, emrin fituese, me një telefon që u bëra: Zeqinen e dua te vendi… radha 10, mbrapa meje, para doktorit. Pikë!

Po si u ndjeve o ylli i Roskovecit? S’kuptove asgjë eee. Pa më thuaj: Të dhembi shumë ee, e di… për 10 vota ta mori Maldrita e zezë me mbiemër të bardhë. Po unë nuk u shqetësova fare, se e dija fatin tënd, si timin!

Po si do ja bëje o më raftë pika… si do ja bëje pastaj eeee? Do rrije me shoqet në Roskovec, apo me çunat në Fier…? Se n’Kavajë jarebi nuk të mbanin se janë fanatikë, jo ashtu si i ke qejf ti…

Po si ta rrasi farmacistja me diplomë Kristali, ty o ekselentja ime e juridikut?

Po ne ishim 40 vota para, si mbetëm 10 mbrapa? Pse u ktheve mbrapsht në sekondë të fundit o yll, ç’pate, kush të hutoi? Mos ta morën mendjen kutitë e Cenos dhe harrove kutinë tënde? Jo atë të tualetit o shpirt, se atë e ke harru te vendi, e di ti… kutinë e fundit të Roskovecit.

Si the, kur the, që ma cave zemrën fare: “Faleminderit të gjithëve atyre që më besuan në këtë rrugëtim!” Dhe ike, me gjinjtë e mbuluar me pak xhaketë dhe shumë trishtim.

Aty s’durova dot dhe e kapa telefonin… Po nuk të lija unë të të merrnin nëpër këmbë e nëpër gojë nëpër Myzeqe, o motra ime Zeqineee!

Alooo! Z. Ramaduro!
Nuk ju lejoj të ma ktheni në fshat Zeqinen, ta humbni në Roskovecin e Majlinda Bufit, e dua këtu afër Bufit të Kënetës! E dua pranë “Kënetës Madhështore” – “Zeqinen hamshore”.

Se nuk e dua vetëm unë – O BallRam! E duam të gjithë, që t’ia dëgjojmë atë zërin pa pikë lëngu e pa asnjë lugë ankthi, që ta ndjekim jo vetëm në Instagram por edhe nga pas, kur të shkojë… në tualetin e parlamentit. Atje ku kodoshët e martuar s’do mbajnë dot radhë kur ta shohin e dëgjojnë nga afër… atje ku unë do t’i them: “O xhan, o hare… o Zeqineee, që brenda emrit tënd një ditë rrokja e parë do na lërë vetëm… o fiksimi – o lëndimi im!”

Unë e di sa të dhemb kur ta “fut” kryetari, e di… të dhemb në shpirt eee por mos u dorëzo. Never Surrender Zeqineee!

Agonia jote dhe agonia ime kur të puqen do i shkatërrojë të dy ata Agamemnonë. Se ti s’je Helena as unë Patrokli. Ne të dy jemi Penelopa dhe Uliksi i kohëve moderne, që do takohemi pas 40 ditësh e jo pas 40 vjetësh.

Se ne të dy s’jemi përrallë greke Zeqine, por histori e vërtetë shqiptare. Se ne të dy s’mund të presim 40 vjet si nëpër ato aventurat plot me epsh, lot e mall… sa cicat e PD-së të jenë tharë, sa Doktori të jetë bërë kujtim, kurse Ver Llapa I – të jetë kthyer në kokë mbreti të 100 mijë lekëshit tim. S’kemi kohë ne, ndaj bëhu gati Zeqine…!

Ndërsa ti Farmaciste Drita, që t’u bë zemra Mal, kur dëshpërove Zeqinen, me ato 10 vota në ato 10 minuta, bën mirë të gjesh ca ilaçe të mira me afat skadence 10-vjet, se kaq vjet do të duhen, para se të bësh hajër prapë…

Zeqineee, ku jee? Eja ta bëjmë Shqipërinë si Roskoveci. Po të pres ta bëjmë shpejt, o yll, o dritë, o deputete!