Është proceduar një 40-vjeçari, pasi përplasi me makinë një adoleshent, që udhëtonte me monopatinë.
17-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.