Krimet zgjedhore, Dumani: Janë ushtruar kontrolle banesash dhe zyrash, u sekuestruan dokumente të rëndësishme

Aktualitet

Publikuar: 26/06/2025

Krimet zgjedhore, Dumani: Janë ushtruar kontrolle banesash dhe zyrash, u sekuestruan dokumente të rëndësishme

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar lidhur me krimet zgjedhore të 11 majit.

Dumani: Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit.

Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit.