Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

Botë

Publikuar: 26/06/2025

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, iu drejtua popullit me një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X dhe në median shtetërore.

Mendoj se është e nevojshme t’i shpreh disa urime kombit të madh iranian, para së gjithash, urime për fitoren ndaj regjimit izraelit.

Pavarësisht gjithë asaj zhurme, pavarësisht të gjitha këtyre deklaratave, regjimi izraelit, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur“, thotë Khamenei.

Në vijim të mesazhit të tij ai e cilëson luftën 12 ditore një fitore jo vetëm ndaj Izraelit por edhe ndaj SHBA.

Urimet e dyta lidhen me fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan. Regjimi amerikan hyri drejtpërdrejt në luftë sepse mendonte se nëse nuk do të hynte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Por nuk fitoi asgjë nga kjo luftë. Edhe këtu, Republika Islamike fitoi dhe në këmbim, i dha Amerikës një shuplakë të rëndë në fytyrë”, thotë Khamenei në një mesazh që u shfaq edhe në TV shtetëror.