Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut 

Rajon

Publikuar: 21/06/2025

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut 

Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Tashmë seancat janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.