Qëllohet me armë ndaj hotelit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, i zgjedhur deputet i PD

Kronike

Publikuar: 20/06/2025

Qëllohet me armë ndaj hotelit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, i zgjedhur deputet i PD

Pak pas mesnate, në fshatin Halilaj të Fushë Krujës janë regjistruar të shtëna me armë.

Persona të paidentifikuar, kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali dhe hotelit që ndodhet mbi të, në pronësi të Mondi Vogës.

Fatmirësisht, në momentin e sulmit nuk ka pasur persona në hotel. Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadë, ndërsa disa prej tyre kanë depërtuar deri në banak. Voga njihet për disa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u arrestua në vitin 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë pasi lëvizte me makinë të blinduar dhe me fenelina policie. Ai u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e dhunuan në Durrës, ngjarje e ndodhur në Durrës në vitin 2018,

Ndër të tjera Voga, më herët ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ndaj këtij të fundit është bërë atentat në vitin 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i Ndojës në ato kohë, Andi Maloku, ndërsa ish-prokurori dhe miku i tij Aleksandër Laho mbetën të plagosur. Ndërsa në zgjedhjet e 11 majit, Ndoja kandidoi për Partinë Demokratike në Qarkun e Durrësit, duke fituar mandatin në Kuvendin e ardhshëm.