Vrau me thikë kushëririn, Hazbi Velsula lihet në burg! “Kyç” gojën para togave të zeza 

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2025

Vrau me thikë kushëririn, Hazbi Velsula lihet në burg! “Kyç” gojën para togave të zeza 

Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Hazbi Velsula, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula.

Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për motivin e krimit, duke kërkuar prani të avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit në fshatin Xibër të Matit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u gjet i pajetë pak metra larg banesës së tij, me plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës. Trupi u zbulua nga një bashkëfshatar, ndërsa brenda pak orësh, policia arrestoi në zonën e Alliasit në Tiranë të dyshuarin e vetëm për ngjarjen, Hazbi Velsula.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për të kuptuar motivin pas kësaj ngjarjeje të rëndë brenda familjes.