Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër! Zotëronte dy armë kallashnikov

Aktualitet

Publikuar: 11/06/2025

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër! Zotëronte dy armë kallashnikov

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi rezultonte i shpallur në kërkim. 

Dyshohet se ai posedonte 2 armë zjarri kallashnikov. Në pranga është vënë i riu me iniciale A. Gj., banues në fshatin Kir.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.”, raporton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.