Katër punonjës policie të kufirit në doganën e Kapshticës kanë rënë në pranga pas aksionit të mesditës së të shtunës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku u kapën rreth 6 kg heroinë.
Mes efektivëve të arrestuar, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, është edhe një përgjegjës turni. Gazetari Armand Braho raporton se në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga.
Një ditë më parë, u raportua se bëhej fjalë për një çështje në hetim prej dy vitesh ndaj personave për transportin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.