Plagosja në Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte, atë doja të vrisja 

Aktualitet

Publikuar: 06/06/2025

Plagosja në Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte, atë doja të vrisja 

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.Sipas tij kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni.Pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori kanë debatuar.Osma ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.

/Shqiptarja.com