E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës

Kronike

Publikuar: 05/06/2025

E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një punonjës i gardës së Republikës është vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinë, pranë banesës së tij.

47-vjeçari është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit.

Mësohet se viktima ishte në proces divorci me bashkëshorten.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi Gentian Lelçaj, 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.”– njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.