Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, 3 vatra zjarri aktive 

Aktualitet

Publikuar: 01/06/2025

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, 3 vatra zjarri aktive 

Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi. Katër mjete zjarrfikëse mësohet të kenë shkuar në vendngjarje me qëllim shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra.

Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.