Është dëmtuar pllaka përkujtimore e vendosur në një klasë të Universitetit të Salentos kushtuar Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare të vrarë në Romë.
Në të shkruhej: “Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë për femminicidio. Sot duhet të ishte në leksion edhe ajo”. Por fjala “femminicidio” (urryes e vrasës femrash) është fshirë nga tabela që i kushtohet vajzës së re.
Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit raportoi incidentin në një postim në mediat sociale, duke shprehur “shqetësim dhe një mosmiratim” për atë që kishte ndodhur.
Gjesti është kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi: “Ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet tona kërkimore, mësimdhënëse dhe të misionit të tretë në baza ditore”.
Edhe babai i Ilarias, Flamur Sula komentoi këtë veprim: “Më vjen keq për Ilarian. Po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë, për fat të keq në këtë botë ka edhe njerëz të tillë”. ©LAPSI.al