Analisti Ilir Demaliaj, komentoi reagimin e Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve të 11 majit, duke u shprehur se deklarata ka për qëllim të ulë tensionet politike dhe është një mesazh i qartë diplomatik.
Demaliaj ngriti dhe shqetësime mbi gjendjen e opozitës në Shqipëri, duke theksuar se aktualisht në vend nuk ka një opozitë funksionale.
“I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet. Një mesazh diplomatik.
Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë.
Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj”, tha Demaliaj në “Shqipëria Live”.