Plagoset minatori në Bulqizë, u godit nga masivi i gurëve 

Aktualitet

Publikuar: 28/05/2025

Plagoset minatori në Bulqizë, u godit nga masivi i gurëve 

Një minator 40-vjeçar është plagosur këtë të mërkurë, pasi u godit nga një masiv gurësh gjatë orarit të punës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e kromit të “ACR” në minierën e Bulqizës.

Ai është dërguar fillimisht për mjekim në spitalin Bashkiak të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se pasi është mjekuar, 40 vjeçari me inicialet A.N është dërguar për një kontroll më të specializuar në Spitalin Rajonal të Dibrës. Raportohet se 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.