Berisha thirrje shqiptarëve që të sakrifikojnë: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për qeveri teknike! 

Aktualitet

Publikuar: 28/05/2025

Berisha thirrje shqiptarëve që të sakrifikojnë: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për qeveri teknike! 

Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje në “Ora News” se kanë një mbështetje ndërkombëtare për qeveri teknike pasi zgjedhjet e 11 Majit i quajti një farsë.

Sali Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira ndërsa shtoi se të gjithë shqiptarët që besojnë tek vlera e votës së lirë, duhet të vendosin të sakrifikojnë për të.

Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve në krahun tonë për qeveri teknike. Qeveria teknike është zgjidhja. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka më. Cilido, burrë, grua, i ri, e re, që beson tek vlera e votës së lirë, duhet të vendosë të sakrifikojë për votën e lirë”-tha Berisha.