Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘përvëlojnë’ edhe një herë Sali Berishën, bashkë me mashtrimet e tij për zgjedhjet e 11 majit, me qëllim për të mbajtur peng PD-në për hallin e familjes së tij. Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke i njohur ato dhe uruar shqiptarët për zgjedhjen e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, SHBA uron popullin për zgjedhjet dhe pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan ambasada.
Reagimi i SHBA vjen edhe si një përgjigje për kreun e PD, Sali Berisha, i cili vetëm pak orë më parë nga selia blu tha se Amerika ka heshtur për zgjedhjet, pasi raporti i OSBE-ODHIR damkosi zgjedhjet. Por, në fakt, Amerika nuk priti provat që Berisha thotë se ka për të faktuar, por përgjigjen ia dha të drejtpërdrejtë.
“Zgjedhjet i ka damkosur, në mënyrë përfundimtare misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës. Kjo është e vërteta. E vërteta tjetër mendoj unë se SHBA-të bazuar në këto dokumente dhe natyrisht në informacionet e tjera që kanë vetë, nuk janë shprehur për këto zgjedhje, duke respektuar standardin ndërkombëtar në këto raste, i cili kërkon që raste si këto qëndrimet të shprehen pasi të finaliziohet procesi me të gjitha problematikat e tij”, tha Berisha.
Shpresës së Berishës për të fituar mbështetje ndërkombëtare, kundër asaj që e quan “farsë elektorale” iu hodhi ujë përvëlues edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Zgjedhjet e 11 majit u përgëzuan nga unioni ndërkombëtar të cilët e quajtën proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, përmes një deklarate nga shefja e diplomacisë së jashtme, Kaja Kallas dhe komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, përgëzuan autoritetet për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në të gjithë vendin, ndërsa liderët e BE-së, nga Macron, kryeministri Britanik, Meloni e von der Leyen uruan Ramën për mandatin e katërt.