‘Prova’ e Berishës për të ‘rrëzuar’ rezultatin e Kukësit: Shalsi presion policëve për vota! Por, deputeti i PS iu bashkua ceremonisë për Dëshmorët e Atdheut

Politikë

Publikuar: 27/05/2025

‘Prova’ e Berishës për të ‘rrëzuar’ rezultatin e Kukësit: Shalsi presion policëve për vota! Por, deputeti i PS iu bashkua ceremonisë për Dëshmorët e Atdheut

Një ndër të paktat prova me të cilat Partia Demokratike e Sali Berishës pretendon për të kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark është një shkrim i portalit të familjes së tij për Eduard Shalsin. Prova që i është bashkëngjitur ankimit në KASështë fotoja e shkrimit për Shalsin, ku pretendohet se ka mbledhur policët në Kukës për t’i ushtruar presion për vota.

Por, në fakt e vërteta është krejt ndryshe pasi takimi i Shlasit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një takim për 5 maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Takimi është bërë vetë publik nga deputeti i cili shkruan se “me emocion të veçantë mora pjesë në ceremoninë e nderit dedikuar dëshmorit Selim Halilaj, rënë në krye të detyrës në shërbim të Atdheut.”