Moderatorja Sara Gjoka është kthyer në makthin e vajzave të publike dhe jo publike, pasi u josh të dashurit e tyre. Ndaj Sarës ka pasur disa akesa, ndërsa nuk kanë mumguar as incidentet, ku disa vajza i kanë kërkuar llogari se pse ajo kishte ngacmuar të dashurit e tyre.
Madje edhe fnalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ka akuzuar publikisht prezantuesen Sara Gjoka në “E diell”, se ka tentuar t’ia marrë të dashurin, pasi i ka shkruar derisa ishte me të.
Ajo i kërkoi llogari në mes të emisionit, ndonëse tema ishte për krejtësisht diçka tjetër.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.
Sara Gjoka: Çfarë rasti?
Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.
Sara Gjoka: Cili është?
Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.
Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.
Ndërkaq, Tirana dhe Dubai po ‘ziejnë’ këto ditë nga një video intime, ku protagoniste është një moderatore e njohur. Për shkak të përmbajtjes së skenave hot, videoja nuk është publikuar në media.