Gruaja dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, dënohet me 4 vite burg Ergys Arrazi 

Aktualitet

Publikuar: 26/05/2025

Gruaja dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, dënohet me 4 vite burg Ergys Arrazi 

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Ergys Arrazin, i cili akuzohet se përmes dhunës fizike dhe psikologjike nxiti bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët ti jepnin fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.

Gjyqtari Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

Ngjarja tragjike e një viti më parë tronditi mbarë opinionin. Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u gjetën të mbytur në lumë, ndërsa fajtor dhe përgjegjës ishte vetëm një, kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Sipas hetimeve, Alma Arrazi në përpjekje të dëshpëruar  për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës në Shkodër bashkë me fëmijët. Ngjarja tragjike u shënua mbrëmjen e 3 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9 vjeçe.