Tenderat për uniformat e administratës së Bashkisë së Tiranës, ku përfshihen policia bashkiake dhe punonjësit e UKT-së, janë kthyer në monopol i rrobaqepëses Vojsava Zenelaj, pas të cilës qëndron një dorë klineteliste që përlan dhe ndan paratë publike. Edhe pse me një biznes fantazmë, pa punëtorë dhe më herët nën sekustro për mospagim taksash, zonja Zenelaj ka kapur tenderat për uniformat në Bashkinë e Tiranës, përmes procedurave fiktive, mashtrimit dhe kritereve të qepura posaçërisht për biznesin e saj.

Në kulmin e fushatës elektorale, kupola e Bashkisë së Tiranës, edhe pse nën rrethim nga SPAK, ka finalizuar tenderin e radhës me vlerë mbi 500 mijë euro për rrobaqepëse Vojsava Zenelaj. Fituesi është parackatuar me pazar në tavolinë. Oferta fituese është gati sa fondi limit. Për të krijuar idenë e garës kanë gjetur një tregëtar, Armand Sinani, i cili në fakt është bashkëpunëtor i Vojsava Zenelajt në tenderat korruptivë të ILLYRIAN GUARD SH.A.
Nga ky marifet, i realizuar në një kohë kur vëmendja ishte fokusuar te zgjedhjet, janë vjedhur të paktën 200 mijë euro. Jo vetëm kaq. Por, si Vojsava Zenelaj, ashtu edhe Armand Sinani, mashtrojnë me zbatimin e kontratave publike, duke ofruar veshje, të cilat nuk përputhen me cilësimet e kontratës.