O ylli i Kavajës / Zeqineja e Roskovecit provokon Silvion e Veronës me aludimet për Gazin, rrezikon certifikimin e zgjedhjeve nga BE-ja

Dosje rozë

Publikuar: 24/05/2025

O ylli i Kavajës / Zeqineja e Roskovecit provokon Silvion e Veronës me aludimet për Gazin, rrezikon certifikimin e zgjedhjeve nga BE-ja

Në euforinë e fitores së 12 deputetëve për Qarkun Fier, kundrejt 4 të PD, Zegjine Çushaj e zgjedhura nga lista e hapur e PS, doli mbrëmë të recitonte vargun lajtmotiv të fushatës “O Gazoo, ku je? O ylli i Kavajës”. Në rrëmujën parazgjedhore, teknikat intimiduese dhe sfiduese të kandidatëve mund të quhen si të përligjura nga dëshira për fitore, por pas përfundimit të zgjedhjeve, kur gara përfundoi, ato marrin tjetër kuptim.

Zeqineja e Roskovecit, u mësua të recitojë për dy muaj rresht në selfin e saj, se si të sfidojë Gaz Bardhin, nga Kavaja, duke aluduar hapur për prirjet e tij homoseksuale. O Gazoo eja se jam me shoqet… dmth që Gazi nuk shkon me femra. O Gazo… vëre kokën në sup, kthehu mbrapsht etj. etj., duke dashur ta intimidojë në sy të publikut fierak, për prirjet e tij seksuale. Zeqineja, me zërin e saj provincial dhe fytyrën e rreshkët, doli çdo ditë duke përqeshur dhe ironizuar kë? Të singjashmin e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Është fakt publik që ambasadori Gonzalo është martuar me një burrë dhe kjo duhet respektuar, për sa kohë BE e ka sjellë në Shqipëri si të dërguarin e saj, pikërisht italianin homoseksual Silvio Gonzato. Përveç faktit se ai është një person me shumë karrierë diplomatike, me background gazetar dhe publicist, BE ka menduar që mentalitetit “Zeqine” t’i vendosë përballë pikërisht të kundërtin.

Por Zeqineja nga Roskoveci, apo mentorja e saj nuk e kuptojnë dot se ç’do të thotë për imazhin e Shqipërisë të ngresh flamurin e gangsterit të Roskovecit në Fier, apo atë të “Restorant Durrësit” në Tiranë.

Ligjvënësja Zeqine

Në çdo palë zgjedhje, parlamenti i shqiptarëve mbushet me “Zeqine”, por kësaj here, ndryshe nga të tjerat, ato kërkojnë vëmendje, protagonizëm. Zeqineja e Roskovecit do bëhet deputete, do vijë në Tiranë. Pamja e saj provinciale me kalimin e muajve do ndryshojë.

Nuk do trukohet e krihet më në Roskovec, por në Tiranë. Rrogën mujore do ta ketë 2850 Euro pa llogaritur shtesat e tjera që i takojnë një deputeti nga rrethet. Zeqineja do marrë iniciativa ligjore me firmën e saj, do votojë dhe do ngrejë zërin për të gjithë shqiptarët, si ata që kanë prirje drejt seksuale dhe ata ndryshe.

Zeqineja do ketë makinën e vet si deputete. Do blejë edhe shtëpi në Tiranë. Do futet në shoqërinë e lartë, me Edi Ramën, Sali Berishën, Silvio Gonzaton…

Happy Roskovec

Në Roskovec do hapen vende pune, sepse Zeqineja do tërheqë të gjithë familjen që e ka punësuar në Bashkinë e Roskovecit, për në Tiranë. Babai nga shofer i Bashkisë së Roskovecit do vijë shofer në Kuvend. Motra nga ekonomiste e Bashkisë Roskovec do transferohet në Bashkinë Tiranë.

Po s’ka vende, sa të fusë këmbët në Vorë. Edhe nëna e Zeqinesë, do hapë një biznes pranë Kuvendit, aty ku punon e bija, pa llogaritur vëllanë e Zeqinesë që do vazhdojë të bëjë kuratorin e imazhit të motrës së saj, nga “Epoka”, universitet privat që paguhet nga taksapaguesit e Roskovecit.

Zeqineja do i ndihmojë edhe shoqet e saj, ato që nuk i durojnë dot meshkujt si “Gazi”, por i duan “maҫo” e të fortë, si ata që bredhin me “Aston Martin” në rrugët e Fierit. Kështu Shqipëria me ligjvënësen Zeqine do rendë drejt Europës.

Silvio Gonzato do takohet me Zegjine Çaushin dhe do nënshkruajnë së bashku ligje përafruese për Shqipërinë 2030, nga ato të tipit “O Gazoo, e pe edhe Silvio ta futiii!”.