Rreth 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit.
Burime të Vox News pohojnë se një pjesë e fëmijëve kanë pasur edhe temperaturë, ndërsa analizat laboratorike që Vox News ka siguruar tregojnë se ata janë helmuar.
Analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.
Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që fëmijët kanë konsumuar në kopshtin shtetëror, shërbim që ofrohet nga një kompani private përmes kateringut.
Kompanitë që furnizojnë me ushqim kopshtet dhe çerdhet e Gramshit janë dy; Nesla dhe 4S, që të dyja të skeduara për afera me tendera dhe me ish pronarët të dënuar për korrupsion.
Kompania Nelsa, e cila mer tenderat ushqimeve, ka qenë në pronësi të Nexhmedin Ballës, i dënuar në vitin 2018 për korrupsion me tenderat e ushimit të burgjeve. Balla e ka kaluar formalisht kompaninë në emrin e Elsa Kamberit.
Kompania tjetër është 4S me pronar Xhino Sinanin. Ky i fundit është i biri i Shemsi Sinani, i dënuar në vitin 2018 bashkë me Nexhmedin Ballën për korrupsion me tendera me ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto dhe zëvendësin i tij, Iljaz Labi.