Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
Deri më tani hetimet për vrasjen e 29-vjecarit vazhdojnë ende pa një rezultat për emrat apo identitetin e autorëve.
Janë marrë në pyetje 13 persona mes tyre edhe e ëma (pasi i ati nuk i jeton), familjarë te afert dhe një grup shoqeror të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit që mund të çojnë policinë në zbardhjen e vrasjes.
Pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes se pazareve të drogës dhe hakmarrjes të cilat mund të lidhen me ngjarjen e 2015 dhe 2017.
Sipas burimeve në polici ky ishte një atentat i kryer me pagesë dhe autorët dyshohet të mos kenë lidhje direkte për llogari të ngjarjes.
Janë marrë kamerat e disa bizneseve për të ndjekur itenerarin e autorëve të larguar, por gjurmet u humbin në Gërdec me djegien e automjetit.
Sakaq një pjesë e hetimit është përqendruar në atë zonë për të zbardhur më shumë. Ende nuk është bërë identifikimi i shasisë së automjetit të përdorur për vrasjen për shkak të djegies.