Greqi/ Shqiptari gjendet i varur dhe me trup të dekompozuar në një magazinë 

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2025

Greqi/ Shqiptari gjendet i varur dhe me trup të dekompozuar në një magazinë 

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i varur dhe në gjendje të dekompozuar brenda një magazine në zonën e Tyrnavos në Greqi. Mediat në vendin fqinj raportojnë se i ndjeri, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, punonte si punëtor tokash në këtë zonë.

Identifikimi i trupit u bë pasi disa miq të tij kontaktuan me mediat lokale greke dhe e njohën atë nga përshkrimi dhe imazhet e publikuara në një raportim të mëparshëm. Ata ishin në kërkim të tij prej ditësh. Menjëherë pas kësaj policia greke njoftoi familjen e viktimës në Shqipëri dhe nisi procedurat për informimin e plotë të tyre.

Trupi u gjet në një magazinë pranë një rruge dytësore, në një vend jo lehtësisht të dukshëm. Zbulimi u bë nga një qytetar që kishte materiale ndërtimi në një truall aty pranë dhe ndjeu erën e rëndë që vinte nga godina.