Prapaskena

Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për Leonard Luzin dhe dy të tjerët

Publikuar: 19/05/2025

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Leonard Luzin, Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin.

Ata kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila i dënoi me burg si grup kriminal, por Apeli ka vendosur të lërë në fuqi dënimet përkatëse.

47-vjeçari Luzi akuzohet nga SPAK se porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy shtetas në Vlorë të identifikuar si Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Koroveshi është dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Luzi është dënuar me shtatë vjet e katër muaj burg, ndërsa dy vite e nëntë muaj burg u dënua i penduari i drejtësisë Amarildo Nikolli.

Ishte ky i fundit që dëshmoi se ishte Luzi ai që e kishte kontaktuar për të vrarë Hajrullën dhe Matodashaj.

Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se me Luzin u njohën në një burg në Itali dhe se i kishte premtuar 250 mijë euro për vrasjen e secilit.

Për të kryer eliminimet, Nikolli do të ndihmohej nga Erio Zejno dhe Muharrem Koroveshi.



Më të lexuarat