Prapaskena

Krim & Korrupsion

Rama blindon mandatin e katërt me 83 mandate, statuti i PD shkarkon automatikisht Berishën dhe i ndalon rikandidimin

Publikuar: 12/05/2025

Shqiptarët po i japin një besim të frikshëm Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të qeverisur Shqipërinë për një mandat të katërt, ndërsa PD dhe Sali Berisha pësojnë humbjen më të thellë, duke mos ruajtur dot as rezultatin që arritën në 2021 kur PD-ja kishte formalisht Lulzim Bashën kryetar.

Teksa procesi i numërimit të votave vijon, rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste të Shqipërisë me një triumf, e cila kryeson me mbi 53% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend, 9 mandate më shumë se sa në 2021.

PS po fiton edhe në Dibër dhe Lezhë, ndërsa ka arritur një rezultat përtej parashikimeve në Elbasan, ku pritet të marrë 10 mandate.

Nga ana tjetër, sipas pikës 8 të nenit 46 të statutit të PD-së, Sali Berisha është automatikisht i shkarkuar si kryetar i PD-së dhe nuk i lejohet të rikandidojë. Por, ka gjasa që Berisha të mos e pranojë humbjen dhe të qëndrojë në krye të partisë.



Më të lexuarat