Prapaskena

Aktualitet

Pas Vrenozit, Belind Këlliçi pranon humbjen. Nis lëvizjet për të marrë kreun e PD-së?

Publikuar: 12/05/2025

Pas demokratit të famshëm të Korçës, Ilir Vrenozi, i cili bëri thirrje sot për të pranuar të vërtetën, edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka sinjalizuar pranimin e humbjes. Këlliçi tha se ky nuk ishte rezulatit që donin, duke mos pretenduar për manipulime.

“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.

Humbja e zgjedhjeve, ndonëse jo me një rezultat aq të thellë, nuk ishte një suprizë për PD. Madje, Belind Këlliçi dhe Gaz Bardhi, gjatë fushatës kanë punuar më shumë për të siguruar mbështetje brenda partisë për të marrë kreun e PD, se sa për fitoren e pamundur të partisë. Por, që të hapet rruga për të marrë drejtimin e partisë duhet të që më parë Sali Berisha të zbatojë pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD-së, pikë e cila parashikon që në rast humbje në zgjedhjet e përgjithshme, mandati i kryetarit mbaron automatikisht dhe se nuk ka të drejtë të rikandidojë.



Më të lexuarat