Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit.
Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit.
Shumicën e votave i ka marrë Partia Socialiste, duke ngjyrosur me rozë në këtë mënyrë edhe një tjetër bashki. Rezultati në Finiq:
Partia Socialiste – 2511 vota
Partia Demokratike – 1166 vota
Partia Socialdemokrate – 219 vota
Nisma Shqipëria Bëhet – 171 vota
Lëvizja Bashkë – 17 vota
Partia Mundësia – 12 vota
Koalicioni Euroatlantik – 11 vota
Lëvizja Atdheu – 8 vota
Edhe në bashkinë Këlcyrë procesi i numërimit të fletëve të votimit ka përfunduar.
Edhe këtu forca politike që kryeson është Partia Socialiste me një rezultat prej 1702 votash.
Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore forcë e dytë me 965 vota.
Ndërsa forcë e tretë në është Nisma Shqipëria Bëhet me 101 vota.