Kërcet arma në Peshkopi, dyshohet se ka qëlluar një polic 

Kronike

Publikuar: 10/05/2025

Kërcet arma në Peshkopi, dyshohet se ka qëlluar një polic 

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtëna me armë janë dëgjuar në këtë zonë.

Dyshohet se ka qenë një efektiv i policisë ai i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.