PS mban takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë! Rama krah bashkëshortes! Performancë nga këngëtarja Elvana Gjata 

Politikë

Publikuar: 09/05/2025

PS mban takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë! Rama krah bashkëshortes! Performancë nga këngëtarja Elvana Gjata 

Partia Socialiste po mban takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. ‘Ylli i Bashkimit Europian’ që e shoqëroi kryesocialsitin Edi Rama përgjatë takimeve të një muaji, nuk kishte si të mungonte as në këtë takim. Rreth shenjës së BE, socialistët e Tiranës janë mbledhur në një fushë futbolli në Parkun Olimpik.

Fushata nisi me performancën e disa të rinjve, si edhe këngëtares Elvana Gjata. Vetë kryesocialsiti Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.