Tym i zi në Vatikan, dështon sërish zgjedhja e Papës së ri

Botë

Publikuar: 08/05/2025

Tym i zi në Vatikan, dështon sërish zgjedhja e Papës së ri

Për herë të dytë ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në Vatikan.

Nga Oxhaku në Kapelën Sistine doli sërish tym i zi, që tregon se 133 kardinalët e mbledhur nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e Papës.

Kjo do të thotë që pritja për një Papë të ri do të vazhdojë.

Sakaq, pritet që ditën e sotme të zhvillohen edhe votime të tjera ku kardinalët do të shprehin vullnetin e tyre për Papën e ri.