‘Çmendet’ Alizoti: Njerëzit e Ramës kanë varur njerëzit e mi, kam qejf t’a ha me piper si te Nusreti

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2025

‘Çmendet’ Alizoti: Njerëzit e Ramës kanë varur njerëzit e mi, kam qejf t’a ha me piper si te Nusreti

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në “Top Story” i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha që “ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë”.

Alizoti e ka konsideruar deklaratën e kreut të PS-së si kërcënim ndaj tij, ndërsa shpreh se njerëzit e tij janë varur nga njerëzit e Ramës, duke iu referuar kështu se në kohën e diktaturës kanë dënuar me vdekje babanë dhe të afërmit e tij.

“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim.  Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot”, është shprehur Alizoti.

Më herët Alizoti ka përforcuar deklaratën kur tha ‘se do t’i hanin të gjallë’ socialistët.

Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse se ai nuk hahet, vetëm po ti hedhë pak kripë Nusreti. Na ishte mërzitur Taulant Balla, e kuptoni sa qesharak. Çuni i Kristaqit e ka në gjenetikë i ha shokët e vetë. Doktor të kanë frikë doktor”, u shpreh Alizoti