“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare

Aktualitet

Publikuar: 05/05/2025

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, i cili e implikoi në ngjarje.

“Pse me keni sajuar këtë me Nuredinin për Sanxhaktarin? Merrni si provë dëshminë e Nuredin Dumanit në gjyq, s’i kam kërkuar asgjë për Sokol Sanxhaktarin”, tha 44-vjeçari. Ndërsa shtoi: “Nuredin Dumanin s’e njoh fare”.

Gjithashtu iu drejtua togave të zeza: “Pse e shisni sikur më keni ekstraduar. Nuk më ekstraduan, erdha vetë, isha i lirë në Stamboll dhe mund të ikja”.