Berisha shfaqet me kokoren mbrojtëse të minatorit në Bulqizë

Politikë

Publikuar: 05/05/2025

Berisha shfaqet me kokoren mbrojtëse të minatorit në Bulqizë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është sot në Bulqizë, ku po zhvillon një takim me minatorët atje. Duke u përpjekur të ngjante si një prej tyre, Berisha vendosi në kokë, kokoren mbrojtëse të minatorit.

Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.

Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e minatorit. Do keni edhe kartën e konsumatorit, ku do të blini 20 përqind gjithçka dhe këtë do e përballojë shteti.

Kauza juaj është e drejtë dhe kjo kauzë triumfon përfundimisht më datë 11 maj. Shqipëria dhe ne do ua kthejmë borxhin ju”, deklaroi Berisha.