Lobimi 6 mln dollarësh i PD, Kokalari: Të thuash se fondacioni i Nuredin Seçi është i patriotëve, është ofendim për komunitetin shqiptar në SHBA

Politikë

Publikuar: 04/05/2025

Lobimi 6 mln dollarësh i PD, Kokalari: Të thuash se fondacioni i Nuredin Seçi është i patriotëve, është ofendim për komunitetin shqiptar në SHBA

Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një tjetër reagim lidhur me lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA. 

Në një reagim në rrjete sociale, ajo shkruan se referencat se fondacioni i Nuredin Seçit, i cili del si garantor në kontratën lobuese, si një fondacion patriotësh është një ofendim i madh për të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA për mundin dhe djersën që kanë hequr para se të ishin në gjendje të ndihmonte Shqipërinë. 

“T’i referohesh fondacionit të Nuredin Seçit si fondacion ‘patriotësh’ është një ofendim shumë i madh për të gjithë komunitetin tonë në Amerikë, sepse ne të gjithë e kemi vuajtur jetën e emigrantit në kurriz përpara se të çoheshim në këmbë dhe të ishim në gjendje të ndihmonim Shqipërinë. Fondacioni i Nuredin Seçit është lavatriçe e lekut të korrupsionit që vjen nga Shqipëria dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ne që luftojmë pikërisht këtë absurditet 33 vjeçar!!”, shkruan Kokalari.