‘PD miting me 300 vetë në Fier, Gazi hodhi tymuese që Berisha të mos shohë braktisjen’

Aktualitet

Publikuar: 03/05/2025

‘PD miting me 300 vetë në Fier, Gazi hodhi tymuese që Berisha të mos shohë braktisjen’

Sali Berisha ka vijuar sot me takimet elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD u ndal në Fier, ku si zakonsiht prodhoi disa gafa. Fillimisht Berisha ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit. Më tej Berisha tha se pensionin minimal do t’a vendoste 100 euro, në vend se të thoshte 200 euro, ndërsa në një takim tjetër tha se popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë.

Në mitingun elektoral të Fierit ra në sy pjesëmarrja e ulët, rreth 300 vetë. Takimi elektoral është ironizuar nga kandidatja e PS, Zegjine Çaushi, e njohur tashmë për videot në rrjetet sociale. Çaushi tha se Gaz Bardhi, drejtuesi i fushatës në Fier, hodhi tymuese me qëllim që Berisha të mos shohë braktisjen nga qytetarët.