Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Pampuri: Paguhet kjo shumë që Berisha të kalojë oqeanin

Politikë

Publikuar: 02/05/2025

Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Pampuri: Paguhet kjo shumë që Berisha të kalojë oqeanin

Deputetja Orjola Pampuri, e cila garon për koalicionin Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, e konsideron lobimin me vlerë 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA si në interesin personal të Sali Berishës, kreut demokrat.

Nga studio e Report TV, Pampuri u shpreh se kjo shumë është shumë e madhe.

“Fushata jonë është minimaliste, ne s’kemi nevoje që të lobojmë sepse s’kemi halle me Amerikën dhe të paguajmë lobime.

Të gjithë ne jemi të lirë që të shkojmë në Amerika. Paguhen 6 milionë dollarë për lobim që për çdo shqiptar është e paperceptueshme për një interes personal për të kaluar oqeanin kjo lloj shume.

Thuhet se kanë kontribuar persona që e duan atdheun, kam edhe unë njerëz emigrantë në Amerikë dhe e duan shumë vendin, po të paguhen 6 milionë dollarë është jashtë perceptimit të çdo njeriu’, tha ajo.

Pampuri u shpreh kundër një bashkëpunimi me Partinë Socialiste.

“7 herë 7 bëjnë 313 dhe tani e ka bërë 6 milionë Rama, sepse ata të dy merrem vesh vet me njëri tjetrin. 7 herë e 7 bëjnë 313. Duke u ndalur tek fushata, për mua ka ecur mirë, e kemi nisur edhe me herët, që në fillim të marsit dhe kemi qenë në çdo cep të Tiranës. Me Ramën s’mund të konsiderohet asnjë bashkëpunim, ne bashkëpunojmë me çdo njeri që mbështet drejtësinë, që është në linjën e SHBA, këta do të kenë mundësin që të jenë pjesë e një grupi koalicioni paszgjedhor pas 11 majit me ne. SPAK-ut i besoj, s’do të ketë njeri mundësi që të prek votën dhe ta cenojë votën e lirë, nuk do të mendohet dy herë nëse dikush prek votën. Me bandat merret SPAK. Gjëja prioritare që duhet që të ketë çdo politikan është mbështetja që duhet që ti jap SPAK-ut’, tha ajo.

Teksa u ndal tek objektivi i koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje, Pampuri nuk preferojë që të parashikojë shifra.

“Unë nuk dua që të parashikojë shifra, sepse nuk janë të sakta dhe le t’ja lënë shqiptarëve në dorë që të vendosin me votën e tyre. Unë kam parë edhe në zgjedhjet e kaluara që thonë në këtë kuti duhet që të jenë kaq dhe aq vota. Qytetarët duhet që të shprehin qëndrimin e tyre nëpërmjet votës. Dëgjojë shpesh në takime, dëgjojë të rinj që thonë do largohemi nga këtu, shtresa e mesme është tkurrur në maksimum dhe biznese që duan që të mbyllen sepse kanë taksa të larta”, tha ajo.