I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja është ekstraduar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe në drejtim të Tiranës.
Ai është filmuar në Aeroportin e Dubait teksa shoqërohet nga agjentët drejt avionit që pritet ta sjellë po ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie. Çapja është kreu i organizatës kriminale me të njëjtën emër në Elbasan prej gati dy dekadash dhe i akuzuar për disa krime të rënda, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe GJKKO. Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm së bashku me Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun, për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.
Çapja gjithashtu akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të Qazim Sejdinit.
/Voxnews