Tritoli ndaj automietit në spitalin “Amavita”, shënjestër makina e mjekes!

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2025

Tritoli ndaj automietit në spitalin “Amavita”, shënjestër makina e mjekes!

Zbulohet shënjestra e tritolit të vendosur në një automjet mëngjesin e sotëm spitalin “Amavita” në Tiranë.

Shënjestra ka qenë Matilda Kaja me profesion mjeke.

Burime për VoxNews thanë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa janë thyer të gjitha, xhamat e pallatit pranë spitalit “Amavita”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/voxnews