Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë, publikohet fotoja e tropojanit nën shoqërinë e Roan Brahimit

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2025

Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë, publikohet fotoja e tropojanit nën shoqërinë e Roan Brahimit

Personat që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja.

Kujtojmë se Roan Brahimi alias Sidorel Prendi i njohur si “Sidi” u ekzekutua në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.

Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.