Sherri te zyrat e PSD nxjerrë zbuluar menaxherin e basteve sportive Lendi Palaj, bosët e tij nën hetim nga SPAK, policia e dorëzuar para llotove të paligjshme

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/04/2025

Sherri te zyrat e PSD nxjerrë zbuluar menaxherin e basteve sportive Lendi Palaj, bosët e tij nën hetim nga SPAK, policia e dorëzuar para llotove të paligjshme

Incidenti në ambientet e zyrës elektorale të PSD në zonën e “Ali Demit”, ka nxjerrë në pah fuqinë e rrjetit të basteve sportive të paligjshme në Tiranë, rrjet i cili vepron gjithnjë me garanci policore, duke gjeneruar miliona euro para të pista, të cilat më pas investohen në pasuri të paluajtshme, përdoren për të mbyllur halle me drejtësinë, për blerje mediash, financim partish politike dhe blerje votash. Përplasja ka nxjerrë edhe një herë në skemë njt nga menaxherët kryesorë të llotove të paligjshme në Tiranë, Lendi Palaj, i cili vepron për llogari të disa politikanëve dhe figurave të krimit të organizuar.

(Menaxheri i basteve sportive Lendi Palaj)

Shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari, i pari i armatosur kanë shkuar te zyrat e PSD, ku ndodhej menaxheri i basteve sportive, Lendi Palaj, duke u konfliktuar me të, për shkak të mosmarrëveshjeve në biznesin e paligjshëm të lojërave të fatit, ku që pas zhdukjes së Vis Martinajt, ky treg po kontrollohet nga persona të tjerë, disa nga të cilët nën hetim nga SPAK për pastrim parash, korrupsion, ndikim të paligjshëm, pjesëmarrje në organizata kriminale etj.

(Arjan Telhallari me armë në dorë)

Ngjarja te zyrat e PSD është produkt i luftës së egër mes grupeve kriminale për kontrollin e basteve sportive të paligjshme. Sulmi ndaj menaxherit kryesor të basteve Lendi Palaj është në fakt një mesazh për bosët dhe mbrojtësit e tij.

Për Lendi Palaj nuk gjendet asgjë në skedarët e policisë, në arkivin e prokurorisë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në tatime dhe rregjistrin e pronave. Duket se pikërisht për këto cilësi ai është zgjedhur nga një grup i fuqishëm për menaxhimin e rrjetit të llotove me logot “333” dhe “CR7”. Palaj menaxhon të paktën 50 lokale llotosh sportive të kamufluara në Tiranë. Çdo ambien është i pajisur me platforma online. Pagesat bëhen cash ose me kriptovalutë. Nga ky aktivitet kriminal gjenerohen çdo muaj miliona euro.