Çim Peka kërcënon ‘çunat e votave’: Tani që paguam lobuesit do t’u paketojmë, do i themi Dumanit t’u hetojë (nuk përmend asnjë emër nga frika)

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/04/2025

Çim Peka kërcënon ‘çunat e votave’: Tani që paguam lobuesit do t’u paketojmë, do i  themi Dumanit t’u hetojë (nuk përmend asnjë emër nga frika)

Gazetari në oborrin e Familjes Berisha, Çim Peka, duke folur në emër të PD-së, ka kërcënuar grupet kriminale të pretenduara, të cilat po tjetërsojnë votat në Vlorë. Peka shkruan se tani që PD-së iu hap rruga në SHBA falë kontratës së lobimit 6 milionë euro, bandat e votave do të paketohen. Peka thotë se këto grupe do t’i dërgohen Altin Dumanit të paketuara.

Por, ‘kërcënimi’ i Pekës ka disa paradokse që të merret seriozisht.

Së pari, Peka, edhe pse si gazetar flet në emrin e PD-së, ka frikë të përmendë një emër konkret të njërit prej ‘çunave të votave’.

Së dyti, Peka thotê se ‘cunat e votave’ do të dërgohen te Altin Dumani për t’u ndëshkuar. Por, Dumani është shpallur kriminel nga Sali Berisha dhe SPAK grup kriminal. Si mundet që kreu i grupu kriminal të ndëshkojë një ‘koleg’ të tij?! Fillimisht Berisha duhet të tërheqë dhe kërkojë ndjesë për akuzat ndaj Dumanit, dhe më pas të shprehë besim se do të ndëshkojë vjedhësit e ‘fitores’ së PD.