Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake

Botë

Publikuar: 29/04/2025

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi këtë verë, duke përdorur si pretekst stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.

Këtë verë Rusia po përgatit diçka atje, nën maskën e kampeve të stërvitjes ushtarake”, tha Zelensky gjatë një samiti në Varshavë, pa dhënë detaje ose prova të mëtejshme për të mbështetur qëndrimin e tij.

Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për shtatorin.

Vërehet se deklaratat e fundit të presidentit ukrainas i bëjnë jehonë zërave në rritje që flasin për rritjen e agresionit rus.