Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kryezëdhënësi i SHQUP-it Alfred Lela nxiti përfaqësuesin special të presidentit Trump, Richard Grenell, të përgënjeshtronte pretendimet se Edi Ramës i ishte anuluar një takim me Donald Trump Jr. Përgënjeshtrimi, që ekspozon PD si një parti mashtruese, u konfirmua edhe nga vetë Donald Trump Jr., duke ripostuar mesazhin e Grenellit.
Lajmi ishte prodhim i portalit Hashtag. Lela e postoi në portalin e tij. Meqenëse Lela është kronikan në vargje dhe kryezëdhënës i Berishës, postimi i dha një peshë tjetër lajmit bazuar në burime, duke nxitur Grenell dhe Donald Trump Jr të reagonin me një përgënjeshtrim, i cili më shumë se sa mbi Hashtag dhe Lelën, rëndoi mbi PD-në dhe Sali Berishën.
Si mos të mjaftonte reaksioni i kontratës 6 milionë USD, Lela, i cili rreh gjoksin në oborrin e SHQUP si njeriu u amerikanëve meqenëse ka punuar si banakier në SHBA, shkatërroi retorikën e Berishën gjatë fushatës, për kthesë në raportet me SHBA, erën Trump në krah të anijes së PD dhe sidomos për mbylljen e dyerve për Edi Ramën.
Një ditë më pas, Lela ka bërë një autokritikë para Berishës, duke shkruar një artikull për mospranimin e Ramës nga administrata e re amerikane dhe humbjen e ombrellës mbrojtëse në Uashington falë familjes Soros.
Deri kur Berisha u shpall non grata, Lela e prezantonte veten si korrieri dhe shkoqitësi i mesazheve mes amerikanëve dhe Lulzim Bashës. Lela ‘përkthente’ në publik mbështetjen amerikane për Bashën dhe strategjitë e fitores. Kur ishte pranë Bashës, Lela denonconte Shkëlzen Berishën se u bënte karshillëk me pasuri dhe luks shqiptarëve të varfër.
Pasi Berisha dëboi Bashën nga SHQUP si besëprerë, Lela nisi t’i kushtonte vjerësha Berishës. Ky i fundit i besoi Lelës strategjinë e fushatës së Belind Këlliçit (Belo Ezmeri) për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, ndërsa kur punonte për Henri Çilin lavdëronte qeverinë e Edi Ramës.
Lela në fakt është një nga lidhjet e hershme të Veliajt, madje konsiderohej si zar i Veliajt. Lela dyshohet se raportonte tek Mazniku gjatë fushatës për lëvizjet elektorale të Belos. Madje disa lëvizje të Belos dyshohet janë diktuar nga stafi i Veliajt përmes Lelës, siç është posteri skandaloz me gishtin e mesit, të cilin Lela e mbrojti më pas publikisht. Gishti i mesit rezultoi katastrofik. Belo humbi me 60 mijë vota.
Pasi çoi Lulzim Bashën dhe Belon drejt ‘fitoreve’, Lela tashmë do jetë ‘çelësi i fitores’ së Berishën në 11 maj 2025!