Garantori i 6 mln dollarëve të Berishës qenka burrë i ndershëm, se ka marrë dekoratë nga… Bashkia e Tropojës

Politikë

Publikuar: 29/04/2025

Garantori i 6 mln dollarëve të Berishës qenka burrë i ndershëm, se ka marrë dekoratë nga… Bashkia e Tropojës

Nuredin Seci, një emigrant shqiptar që jeton në SHBA, është kthyer në personazhin e ditës në Shqipëri, pasi ka dalë si garantor për 6 milionë dollarët e Sali Berishës, në kontratën e Sali Berishës për lobimin e tij në Amerikë, me qëllim heqjen e non grata-s.

Vetë ai thotë se nuk dëshiron të flasë, sepse ndodhet me pushime.

Ndërkohë, Enton Abilekaj, në mbrojtje të tij, ka dhënë një argument të fortë: Seci është burrë i ndershëm, sepse ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës.

Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë”, tha Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver llapën, garantues. Ky është si Ver llapa…

Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?

Denis Dyrnjaja: Është qesharake.

Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.